1 perditesime
23:19

Gashi: Institucionet kanë dështuar në ofrimin e sigurisë për rastet e dhunës

Leotrim Gashi nga IKD-ja ka thënë se në çdo raportim që bëhet varësisht në çfarë faze të procedurës është, do t’i marrin hapat e duhur.

Ai ka thënë se nëse ka nevojë për përfaqësim në gjykatë, ata do të caktojnë mbrojtësin që ta përfaqësojë viktimën e dhunës në gjykatë.

Sipas tij, arsyeja pse kanë ndodhur lëshimet nga ana e institucioneve është edhe mungesa e mbrojtjes efektive ndaj grave që kanë raportuar dhe si pasojë e mosreagimit institucional ato janë vrarë.

“Ne do t’u sigurojmë secilës prej tyre mbrojtje efektive. Ne do ta mbikëqyrim që çdo institucion të veprojë në kohën e duhur. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë ne do t’i shtjerrim të gjithë mekanizmat. Nëse bisedojmë më institucione ato thonë se po e bëjnë të pamundurën por kur shohim në terren gjendja është ndryshe. Një grua mund të dërgohet në strehimore por qëndrimi atje nuk mund të jetë më i gjatë se 6 muaj. Shoqëria civile e ka të pamundur që të bëjë edhe shtëpi se ku duhet të vendosen ato prandaj për këtë duhet të luftojë shteti”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se dëshirojnë që secila viktimë e dhunës në familje duhet të ndihen të sigurt në adresimin që i bëhet kësaj qendre.

Sipas tij, kjo platformë do të ndikojë edhe në rritjen e raportimit.

 

23:17

Platforma online për raportim të dhunës nga gratë, e lehtë dhe e qasshme

Nga sot, gratë që përjetojnë dhunë në familje, kanë një mundësi më tepër për ta raportuar atë.

Sot është lansuar platforma online në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike Falas, e që është financim i Bashkim Evropian.

Lansimi i projektit është bërë në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje.

Leutrim Gashi nga IKD-ja, në një intervistë në interaktiv të KTV-së, e ka quajtur ndihmesë të madhe këtë platformë.

“Gjithë gratë dhe qytetarët që kanë probleme dhe dhunë në familje mund të qasen në platformë.

Në momentin që shkruajnë apo thërrasin, juristët e qendrës do të jenë të gatshëm të ndihmojnë. Agjencia për ndihmë juridike falas ka disa degë nëpër komuna, por qasja nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj qasja online është me e lehtë. Kjo platformë mund të thirret pa pagesë, mund të kontaktohet edhe përmes rrjeteve sociale. Ka mënyra të ndryshme”, ka thënë Gashi.