Nga sot, gratë që përjetojnë dhunë në familje, kanë një mundësi më tepër për ta raportuar atë.
Sot është lansuar platforma online në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike Falas, e që është financim i Bashkim Evropian.
Lansimi i projektit është bërë në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje.
Leutrim Gashi nga IKD-ja, në një intervistë në interaktiv të KTV-së, e ka quajtur ndihmesë të madhe këtë platformë.
“Gjithë gratë dhe qytetarët që kanë probleme dhe dhunë në familje mund të qasen në platformë.
Në momentin që shkruajnë apo thërrasin, juristët e qendrës do të jenë të gatshëm të ndihmojnë. Agjencia për ndihmë juridike falas ka disa degë nëpër komuna, por qasja nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj qasja online është me e lehtë. Kjo platformë mund të thirret pa pagesë, mund të kontaktohet edhe përmes rrjeteve sociale. Ka mënyra të ndryshme”, ka thënë Gashi.