Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë paraqitur të dielën në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja është shënuar nga testimi i 1,514 personave të dyshuar për koronavirus, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Nga gjashtë rastet e reja pozitive, dy janë të moshës 0 deri 9 vjet, të dy nga Ferizaj. Dy raste tjera pozitive janë moshave 50-59 vjet, ndërsa nga një në moshën 30-39 vjet e 40-49 vjet. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 161.081, prej tyre 2983 kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërkohë numri i rasteve aktive është 335.