Arbëri

Imer Zeqiri zgjidhet kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur Kuvendin e katërt zgjedhor.

Ky Kuvend ka zgjedhur për kryetar Imer Zeqirin dhe nënkryetar Avdi Hotin.

“Sot më, 27.11.2021, Sindikata e Policisë së Kosovës zgjodhi organet e reja drejtuese, ku kryetar i ri i Sindikatës se Policisë së Kosovës u zgjodh Imer Zeqiri, kurse nënkryetar u zgjodh Avdi Hoti”, thuhet në njoftim.

Në këtë Kuvend u ndan mirënjohje për ish-përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së.