Arbëri

Prokurorja e rastit në Gllogjan: Shumë të intervistuar, ka pasur edhe bastisje

Prokurorja e rastit në Deçan, Sahide Gashi, ka thënë shkurt në një deklarim për media se janë intervistuar shumë persona duke mos treguar numrin e tyre, sa i përket vrasjes së tre personave dhe një të plagosuri mbrëmjen e së premten.

Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit është kryer edhe një bastisje në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit.

Sipas prokurores gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov.

Image

Një person i maskuar rreth orën 19:00 të së premtes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit. Nga tre të vrarit, dy ishin nxënës dhe tjetri ishte shoferi i autobusit i cili vdiq në vendin e ngjarjes.