Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehmeti: Në Kosovë ka mungesë të edukimit medial

Jeton Mehmeti – ligjërues në RIT Kosovo, ka thënë se në Kosovë mungon edukimi medial dhe vetëdijësimi i qytetarëve rreth përdorimit të mediave online.

Mehmeti ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se shteti i Kosovës duhet të ketë një plan afatgjatë për edukimin medial, duke përfshirë në kurrikulat e shkollave material shtesë apo lëndë të posaçme që do t’i vetëdijësonte të rinjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të parashihet në kurrikulat e shkollave qoftë material shtesë apo lëndë të posaçme e cila në të ardhmen do t’i vetëdijësonte të rinjtë tanë se si t’i përdorin mediat dhe cilat janë fjalët denigruese që nuk duhet të përdoren në mediat online dhe çfarë pasoja mund të ketë kjo për ata si qytetarë dhe për shoqërinë në përgjithësi, te ne u është lënë gazetarëve barrë që ju duhet t’i vetëdijësoni popullatën se çka nënkupton edukimi medial përderisa janë institucionet shtetërore që duhet të merren me këtë punë”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, mediat online për të funksionuar duhet t’i plotësojnë tri kritere.

“Këto probleme i kanë pasur edhe shtetet e tjera dhe të paktën nga përvojat e disa prej shteteve të rajonit, ka pasur një ligj për mediat, ka pasur disa elemente që kanë rregulluar këtë aspekt. Dhe për shembull, të mediat online duhet të plotësohen tri kritere: e para duhet të ketë transparencë të pronësisë, e dyta duhet të ketë transparencë të redaksisë, dhe e treta, në momentin kur marrin fonde nga kompanitë publike, ato fonde duhet gjithsesi t’i deklarojnë dhe t’i bëjnë të qasshme për publikun”, ka theksuar Mehmeti.

Ai ka shtuar se në bazë të një hulumtimi që ka kryer e rezultatet e të cilit janë publikuar, qytetarët e Kosovës janë përdorues të mëdhenj të mediave.

Sipas këtij hulumtimi, 82% e respodentëve të pyetur kanë deklaruar se e shikojnë televizorin në baza ditore, ndërkaq 65% e tyre kanë thënë se i përdorin edhe rrjetet sociale po ashtu në baza ditore.