Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar.
Gjatë takimit, që u mbajt në margjina të takimit të Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës së SHBA-Adriatik, që po zhvillohet në Zagreb, është biseduar për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGërvalla ka theksuar se dialogu mund të
“Ministrja Gërvalla ka theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga ShBA-të dhe BE-ja dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje. Duke folur për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Gërvalla e ka falënderuar z.Eskobar për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në këtë rrafsh si dhe në të gjitha dimensionet e shtetndërtimit”, thuhet nga MPJ-ja e Kosovës.