Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka konfirmuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast.
Nga IPK-ja është thënë se ai është intervistuar lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIPK-ja kishte rekomanduar suspendimin e një nënkoloneli të Policisë për “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Nga Inspektorati është thënë se Mehmeti nuk është duke u intervistuar në një rast të konfiskimit të një substance të dyshuar narkotike, siç është aluduar në disa media.