Arbëri

Të mërkurën ditë zie në Kosovë

 

Të mërkurën në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim që të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari, thuhet në njoftim.