Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bekim Arifi, ka reaguar pas raportimeve se në një kafiteri në Gjakovë disa të rinj nga komunitetet nuk janë shërbyer dhe janë përzënë nga lokali.
“Ky fenomen nuk është për herë të parë në Kosovën tonë, sepse kishte raste edhe më herët të tilla. Kosovës tonë nuk i duhen raste të tilla, sepse ne jemi shtet i ndërtuar mbi bazën multinacionale dhe demokratike. Kosova është një vend i vogël dhe barazia duhet të jetë për gjithë pa dallim Kosova jonë ka kaluar vuajtje të shumta dhe liria pas 1999 është për të gjithë. Diskriminimi dhe Racizmi na kthen prapa. Kërkoj nga organet e shtetit të jeni efektive dhe merren masat të menjëhershme ndaj këtyre bizneseve sepse ato shkatërrojnë shoqërinë tonë dhe krijojnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Çdo veprim në parandalimin e racizmit duhet fillon nga shteti e mbështetet nga e gjithë shoqëria. Me drejtësi dhe barazi mundemi të ecim para. Stop fenomeneve raciste në Kosovë”, ka thënë Arifi, që është deputet i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI).
-
Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë
-
Gastronomët reagojnë: Jemi kundër çdo diskriminimi
-
Ministri flet për lokalin në Gjakovë që nuk u shërben komuniteteve pakicë
-
Berisha: Të gjitha partitë të komunikojnë për tejkalimin e ngërçit
-
Haradinaj përshëndet aksionin e Policisë në Gjakovë, kërkon dyfishim të pagave të policëve