Arbëri

Serbia me filma propagandistikë kundër Kosovës mobilizon MUP-in dhe RTS-in

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, bashkë me regjisoren Slagjana Zariq, ditë më parë, kanë zbuluar detaje të “Dosjes së Kosovës”, në kuadër të projekteve serbe “që populli serb do ta shkruajë historinë e tij”

Një seri prej gjashtë episodesh është aksioni i radhës i shtetit serb në propagandë për luftën në Kosovë. Titullohet “Dosja e Kosovës” e “regjisorë” të projektit janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Radio Televizioni i Serbisë. “Populli serb do ta shkruajë historinë e tij, sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar, sepse lufta jonë ishte e madhe, sepse lufta jonë nuk ka mbaruar”, citohet të ketë thënë ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin. Në Kosovë krejt ky projekt cilësohet një kapitull i ri i propagandës serbe dhe tentim i shndërrimit të agresorit në viktimë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe televizioni publik serb kanë bashkuar forcat për një projekt të madh. Bëhet fjalë për serinë e filmave dokumentarë “Dosja e Kosovës”. Në një takim midis ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, përfaqësuesve të RTS-it e strukturave të sigurisë në Serbi, është biseduar për dokumentarin që planifikohet t’i ketë 6 episode.

Mediat serbe kanë raportuar se seria do të nxjerrë në pah “kronologjinë e ngjarjeve dhe fatet e civilëve dhe pjesëtarëve të policisë në Kosovë dhe Metohi, në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2001”.