Arbëri

KMDLNj-ja vlerëson se SBASHK-u po shantazhon e kërcënon në kurriz të fëmijëve

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kërkon nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) që të mos kërcënojë me protesta.

KMDLNj-ja vlerëson se kërcënimi me protesta të mësimdhënësve dhe bojkotim të procesit mësimor është shantazh. Po ashtu ka ftuar atë që t’i kthehet dialogut me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme.