Arbëri

Votat nga diaspora pritet t’i vendosin fituesit në Dragash e Junik

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Në dy komunat ku rezultati preliminar ishte më i ngushti në balotazhin e 14 nëntorit, Dragash e Junik, votat me postë pritet ta vendosin çështjen e fituesve.

Në këto dy komuna ka numër më të madh të flotëvotime të aprovuara nga KQZ-ja, të ardhura nga diaspora, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për KOHËN. Numri i fletëvotime të aprovuara në Junik është 670, e në Dragash 308.