Arbëri

Një grua sulmohet nga qentë endacakë në kampusin e UP-së

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në afërsi në kampusin e Universitetit të Prishtinës rreth orës 16, të enjten.

Ajo ishte duke ecur me dy fëmijët e saj derisa u sulmua nga një llavë e qenve. Shenjat e gjakut kanë vazhduar të vërehen edhe një orë pasi ndodhi kjo ngjarje në hapësirën në mes të objektit të Fakultetit të Muzikës dhe atij të Juridikut.