Arbëri

​PZAP: 352 apele nga kandidatët për asamble komunale kundër vendimit të KQZ-së

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të asambleve komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë PZAP përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se për detaje të tjera do të dalin nesër me një njoftim.