Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.