Të premten është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues për muajin tetor, ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Murati ka thënë se pas ka pasur një fluks të madh aplikimesh, pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve.
“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.
Qeveria pati marrë vendim që për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj pagesa të jetë 20 euro në muaj, ndërsa për ata nën 16-vjeç, nga 10 euro.
Fillimisht lista ishte më e shkurtër, por javën e shkuar ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”.