Arbëri

SHBA-ja e BE-ja e shohin urgjente zgjidhjen e problemeve Kosovë - Serbi

 

Ambasadori dhe udhëheqësi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Emanuele Giaufret ka folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbisë, teksa shpreson që tensionet e fundit në veri të mos përsëriten.

“Të gjithë e dimë se pajtimi është thelbësor për ecjen përpara. Është e rëndësishme të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, prandaj Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë përpjekje për arritje e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Giaufret në kuadër të diskutimeve në Forumin e Beogradit për Siguri. Sipas tij, palët duhet të inkurajohen nga uniteti që ekziston mes BE-së dhe ShBA-së.