4 perditesime
21:01

Numërohen votat me kusht, Fushë-Kosova shkon në balotazh

Komuna e Fushë-Kosovës do të shkojë në balotazh.

Kryetari aktual, Burim Berisha i LDK-së ka marrë 103 vota, ndërsa Enver Bajçinca i LVV-së 71 vota. Këto vota nuk i kanë mjaftuar Berishës që ta sigurojë edhe një mandat pa balotazh.

Berisha sipas rezultateve preeliminare ka marrë 49.96 për qind të votave, ndërsa Bajçinca i LVV-së 25.33 për qind.

Këta të dy do të jenë në balotazh më 14 nëntor.

Ndërkohë në votat me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta në Komunën e Rahovecit, prin kryetari aktual Smajl Latifi i AAK-së. Ai ka marrë 120 vota. Visar Korenica i LVV-së ka marrë 57, ndërsa Burim Krasniqi i LDK-së 34.

Rahoveci do të shkojë në balotazh. Latifi do të përballet me Korenicën.

Në Obiliq Ndërkaq, del se Xhafer Gashi, kryetari aktual, ka marrë më së shumti vota me kusht, 83, pasuar nga Halil Thaçi i Vetëvendosjes 48 vota, Mehmet Krasniqi LDK 28, Xhelal Krasniqi AAK 17, Ajet Berisha Lëvizja për Bashkim 6 dhe Hanefi Musliu PDK, katër vota. 

Image
20:56

Bedri Hamza merr shumicën e votave me kusht në Mitrovicë

QNR ka përfunduar sot numërimin e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës Jugore.

Bedri Hamza, i cili tashmë ka siguruar postin e kryetarit të ri në raundin e parë, ka marrë më së shumti vota edhe me kusht.

Sipas KQZ-së, kandidati i PDK-së ka marrë 417 vota, bindshëm më shumë se Agim Bahtiri, kryetarit të deritanishëm, njëherësh kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, me 295 vota. Në vendin e tretë renditet Armend Agolli nga LDK-ja me 109 vota.

Komuna e Mitrovicës Jugore nuk do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor, pasi në raundin e parë Bedri Hamza ka marrë mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

19:02

Në Gjakovë, Gjini ka marrë më së tepërmi vota me kusht, në Gjilan, Hyseni

Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka marrë më së tepërmi vota me kusht dhe vota nga personat me nevoja të veçanta.

Gjini ka marrë 381 vota, ndërsa Mimoza Kusari Lila e Vetëvendosjes ka marrë 274. Ferdinand Kolaj i PSHDK-së i ka marrë 57 vota.

Gjakova do të shkojë në balotazh, ku Gjini do të garojë më 14 nëntor me Mimoza Kusari-Lilan.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së ka marrë më së tepërmi nga votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Ferati ka marrë 131 vota, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së 121. Agron Avdijaj i LVV-së i ka marrë 93 sosh.

Ferati e Berisha janë në balotazh në Istog.

Në Gjilan, Alban Hyseni i Vetëvendosjes i ka marrë 228 vota me kusht dhe vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së 184.

Hyseni me Hazirin do të jenë në balotazh.

E në Kamenicë, Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes ka marrë më së tepërmi nga votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Rahimaj ka marrë 59 vota, ndërsa Qëndron Kastrati i PSD-së 45 sosh.

Kastrati e Rahimaj janë në balotazh.

Në Lipjan Imri Ahmeti ka marrë bindshëm më shumë vota nga kandidatët e tjerë. Sipas KQZ-së, kandidati i LDK-së, njëherësh kryetari aktual i Lipjanit ka marrë 165 vota. Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 92 vota, kandidati i PDK-së Hyzer Rizani 60 vota dhe Bashkim Budakova AAK nëntë vota.

Ndryshe, Lipjani në raundin e parë Imri Ahmeti ka siguruar edhe një mandat të ri katërvjeçar, duke fituar 56.45 për qind të votave, duke lënë bindshëm mbrapa Adnan Rrustemin e Lëvizjes Vetëvendosje me 22.96 për qind.

17:40

AAK-ja në Klinë merr më së shumti vota me kusht

​AAK në Klinë ka marrë më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për Komunën e Klinës

Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenjun Elezaj ka marrë më së shumti vota, 93 gjithsej, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së i cili mori 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.

Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë.

AAK-ja ka marrë 69 vota, PDK-ja 53, LVV-ja 34, LDK-ja 33, PSHDK-ja 4 dhe Lista Serbe 4.

Në Klinë do të ketë balotazh, ku kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj do të përballet me atë të PDK-së, Esat Raci.

Në QNR ka përfunduar numërimi i votave me kushte dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet në Kaçanik.

Kandidati i PDK-së Besim Ilazi ka marrë më së shumti vota 107, pasuar nga Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosje me 81. Shkëlqim Jakupi nga LDK-ja ka marrë 23 vota, Shukri Luta, kandidat i pavarur 16 dhe Kastriot Ibushi, po ashtu kandidat i pavarur ka marrë vetëm dy vota.

Kaçaniku do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor. Besim Ilazi dhe Jeton Raka do të jenë pjesë e garës, pasi asnjëri prej tyre në raundin e parë nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

16:45

Përfundon numërim i votave me kusht në Dragash, Deçan e Drenas

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe nevojave të veçanta për kandidatët kryetar të Komunës së Dragashit.

Nga këto rezultate del që kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Bexhet Xheladini ka marrë më së shumti vota. Bexhet Xheladini mori 72 vota.

Ndërsa i dyti është Shaban Shabani nga PDK. Ai ka marrë 61 vota.

Adnan Redezplar nga Vakat ka marrë 41 vota nga ato me kusht dhe me nevoja të veçanta.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të kësaj komune, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 34,76 përqind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 përqind apo 4 mijë e 318 vota.

E në Deçan më së shumti vota ka marrë Bashkim Ramosaj i AAK-së, 127, pasuar nga Orges Tafilaj i VV-së me 35, Hyri Dobrunaj e LDK-së 23. Ardiana Qorraj e PDK-së i ka marrë 5 vota nga ato me kusht, ndërsa Isa Elezaj 2.

Në Deçan, Ramosaj ka fituar pa balotazh, duke marrë 65.17 për qind të votave.

Ndërkohë në Drenas nga votat me kusht dhe për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë më së tepërmi 219 sosh, pasuar nga Driton Ajazi me 148, Fejzi Kiqina i LVV-së ka fituar 116. Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 34 vota.

Arta Ahmeti Xhylani e AAk—së 23 e Anduena Gllareva e LDK-së 10 vota.

Drenasi do të jetë na balotazh. Për të parin e komunës më 14 nëntor do të garojnë Lladrovci e Driton Ajazi.