Arbëri

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Për shkak të rënieve të temperaturave minimale, të hënën dhe të martën në mëngjes do të krijohet mjegull dhe ngrica.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-16 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike”, ka njoftuar IHMK.