Arbëri

​FSK merr pjesë në stërvitjen DRM2 EX21

 

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-së.

Në një postim në Facebook, Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.