Gjermania e ka hequr Kosovën nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së koronavirusit.
Në listën në Institutin Robert Koch, Kosova figuron te shtetet që më nuk janë të rrezikshmërisë së lartë. Lista e re ka hyrë në fuqi nga sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifrat e rasteve me koronavirus në Kosovë janë ulur dukshëm në ditët e fundit.
Të shtunën u raportuan 16 raste pozitive. Në Kosovë aktualisht janë 464 raste aktive me koronavirus.
Në anën tjetër Shqipëria ende figuron në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë. Shifrat në Shqipëri janë rritur dukshëm ditëve të fundit, përfshirë edhe numri i të vdekurve.