Kosova nga 22 marsi do të kthehet në listën e karantinës të Zvicrës.
Autoriteti Zviceran i Shëndetësisë (BAG) ka publikuar listën e shteteve që do të jenë në listën e karantinës për shkak të rasteve të larta me koronavirus, dhe Kosova figuron në mesin e tyre. Në këtë listë është edhe Shqipëria.
Në Kosovë në javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus por edhe i të vdekurve si pasojë e COVID-19.
Qytetarët që vijnë nga këto vende, të vlerësuara si të rrezikshmërisë së lartë shkaku i numrit të madh të rasteve me koronavirus, duhet të karantinohen.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 529 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova nga 22 marsi në listën e Zvicrës për karantinim
-
Gjermania e heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit
-
Zvicra e heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik nga përhapja e koronavirusit
-
Nga sot, Kosova në listën e Zvicrës për karantinim
-
Shqipëria nga 22 shkurti do të jetë në listën e karantinës së Zvicrës