Arbëri

GLPS për Raportin e KE-së: Kosova s’ka arritur rezultate të dëshirueshme

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mbajtur konferencë lidhur me të gjetura e Raportit të Komisionit Evropian.

Sipas tyre, në këtë raport Kosova nuk veçohet për ndonjë reformë të thellë strukturore për të cilën janë arritur rezultate të dëshirueshme siç ndodhë me rajonin.

GLSP thotë se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet për një proces të thellë reformues gjatë kësaj periudhe raportuese, por një vlerësim i tillë nuk është evident edhe për Kosovën.

“Për fund GLPS rekomandon që Qeveria e Kosovës të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike, në arsim dhe mbi të gjitha kërkohet angazhim i shtuar dhe serioz institucional në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”, thuhet tutje në raport.