Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protestë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon lirimin e masave të vendosurave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate janë takuar sot me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexhan për të diskutuar rreth masave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkërisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrë për të operuar njëjtë. Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!” – thuhet në postimin e gastronomëve.