Arbëri

Çitaku kritikon Raportin për Kosovën, i bën thirrje Qeverisë të kërkojë përfshirjen e SHBA-së në dialog

Në Interaktiv të KTV-së, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka kritikuar pjesë të raportit të Progresit të BE-së për Kosovën dhe ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojë përfshirjen e SHBA-së në dialog.

Çitaku ka thënë se PDK e mbështetë qeverinë Kurti në dialog për sa Qeveria është e përkushtuar ta ruaj integritetin territorial dhe mbrojë Kosovën e 17 shkurtit.

Nënkryetarja e PDK-së ka folur edhe për rezultatin zgjedhor dhe pritjet që ka PDK nga balotazhi i 14 nëntorit. Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë në Interaktiv, orën 22:50.