Arbëri

Ahmetaj: Jemi në përfundim të pranimit të materialit të ndjeshëm

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm është duke shkuar normalisht.

Ai për KTV-në ka thënë se ka filluar rreth orës 2 të mëngjesit dhe tashmë janë në përfundim të procesit.

Ahmetaj ka thënë se rreth mesnatës do të përfundojë gjithë procesi i pranimit.

“Para se të fillojë procesi i numërimit, duhet të nënshtrohet procesi i regjistrimit të votave me kusht në databazë. Ky proces mund të marrë pak kohë sepse jemi në procesin e futjes së të dhënave nga formularët e rezultateve. Nga fundi i javës mund të presim procesin e verifikimit”, ka thënë ai.