Arbëri

Një rast i ri me COVID-19 të hënën në Kosovë

Një person është regjistruar pozitiv me koronavirus në Kosovë gjatë së hënës, nga 1.419 testime të kryera.

Në total në Kosovë janë regjistruar 160.541 me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. 2973 kanë përfunduar me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 156.936.

Numri aktual i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 632.