Arbëri

71 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në Spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 71 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre 34 janë me oksigjenoterapi e 4 janë në trajtim intensiv mjekësor dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë 10 pacientë, në Pulmologji po trajtohen 27 pacientë post-COVID, ndërsa në Mjekim Intensiv në Infektive janë 2 pacientë.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen dy pacientë, të Gjakovës 7 pacientë, të Gjilanit 7 pacientë, të Mitrovicës 6 pacientë, të Ferizajt 10 pacientë.