Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.