Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot i vranët e me intervale me diell

Moti

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Sipas Institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.