Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nëse formimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk fillon muajin e ardhshëm dhe përfundon brenda këtij viti.
Largimi i përfaqësuesve serbë do të përfshijë edhe komunat veriore, sipas ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nëse bisedimet në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës për formimin e Asociacionit nuk fillojnë në nëntor, ne po i informojmë të gjithë faktorët relevantë në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se do t'i lëmë të gjitha pozicionet në Prishtinë, në veri dhe se kryetarët e komunave do të japin dorëheqjen. Fundi i vitit është afati i fundit për formimin e Asociacionit”, theksoi Rakiq në konferencën për shtyp, transmeton RTS.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk e ka në plan ta shkarkojë Rakiqin që doli kundër vendimit të Qeverisë që të luftojë kontrabandën në të gjithë vendin.