Arbëri

Mot me shi edhe javën e ardhshme në Kosovë

moti ne kosove parashikimi i motit
Foto: KOHA
 

Java e ardhshme pritet të fillojë me reshje shiu të intensitetit të dobët deri në mesatar, derisa nga e marta, reshjet pritet të intensifikohen.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), duke thënë se reshjet do të vazhdojnë dhe se të enjten në vise të larta parashihet të ketë edhe reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros.