Pak ndryshime në masat anti-COVID janë propozuar për dy javët e ardhshme. Por lehtësime të masave kryesore s’do të ketë.
Burime të KOHËS tregojnë se orari i lëvizjes, gastronomia, mësimi në shkolla do të vazhdojnë me masat në fuqi, derisa pritet të ketë ndryshime në ceremonitë e varrimit e ato të tjera fetare. Ky ka qenë dakordimi që është arritur në Komitetin anti-COVID.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më parë, pas takimit virtual me kryetarët e komunave, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, u shpreh se me gjithë përmirësimin e situatës me pandeminë, lehtësimi i masave do ta rriste rrezikun.
E kërkesa e kryetarëve të komunave ishte heqja e orës policore.
27 shtatori është data kur për herë të fundit kanë hyrë në fuqi masat e ndryshuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas këtyre masave, për të hyrë në hapësirat e mbyllura duhet të jesh i vaksinuar derisa qarkullimi i qytetarëve është i kufizuar nga ora 22:00 e mëngjesit deri në orën 05:00.
Në javët e fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve fatale dhe të rasteve të reja me COVID-19. Të enjten u regjistrua dita e parë në gati dy muajt e fundit pa asnjë vdekje për 24 orët. Aktualisht janë 1335 raste aktive.