Arbëri

Hovenier: Pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, rajoni do të mbetet i bllokuar

 

Jeffrey M. Hovenier, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Kosovë, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, ai do të punojë për të çuar përpara mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane dhe demokratike.

“Kjo mbetet thelbësore për stabilitetin rajonal dhe kritike për qëllimin tonë strategjik të qëndrueshëm të një Evrope që është krejtësisht e lirë dhe në paqe”, tha Hovenier.