Platforma e Grupit për Studime Juridike e Politike (GLPS), Drejtësia Sot, ka shpalosur sot analizën me të gjeturat e trajtimit të rasteve të krimit të organizuar nga prokuroritë dhe gjykatat në periudhën mbi 2-vjeçare: qershor 2019 – gusht 2021.
Sipas kësaj analize, për këtë periudhë mbi 2-vjeçare, “në gjykatë janë dorëzuar vetëm 10 aktakuza për këtë lloj të veprës”, që i bie një për gati 3 muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drejtësia Sot gjithashtu ka vërejtur se numri më i madh i aktakuzave të ngritura nga PSRK është ngritur për veprat penale që lidhen me narkotikë. Pra gjatë periudhës raportuese, PSRK luftën e saj ndaj krimit të organizuar e ka fokusuar më shumë në lëndët narkotike dhe veprat penale që lidhen me këto lëndë”, thuhet në analizën e kësaj platforme.
Drejtësia Sot konstaton se gjykatat kanë arritur të zgjidhin numër tejet të vogël të rasteve të krimit të organizuar.
“Drejtësia Sot duke analizuar numrin e rasteve të trashëguara, të pranuara dhe ato në punë në gjykatat e Kosovës, vëren se gjykatat kanë arritur të zgjidhin një numër tejet të vogël të rasteve të krimit të organizuar. Përgjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2019 (janar – qershor), sipas të dhënave zyrtare dhe ato të monitorimit të Drejtësia Sot janë zgjidhur vetëm 5 lëndë, prej gjithsej 60 lëndëve të cilat kanë qenë në punë. Po ashtu, gjykatat nuk kanë treguar efikasitet të kënaqshëm as përgjatë vitit 2020, për faktin se nga 59 lëndë të trashëguara dhe 6 të pranuara, kanë arritur të zgjidhin vetëm 5 raste të krimit të organizuar. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të pranuara, në vitin 2021, është përfunduar vetëm një lëndë në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kurse gjykatat tjera që kanë në punë raste të tilla nuk kanë arritur të zgjidhin asnjë prej tyre”, thuhet në raport.
Kjo patformë kosntaton se gjatë monitorimit ka vërejtur se të gjitha gjykatat, e në veçanti Gjykata Themelore në Prishtinë, pavarësisht numrit më të madh të rasteve, nuk ka caktuar seanca në formë konsistente ndaj personave që janë duke u gjykuar për këto vepra penale në mënyrë që lëndët e tyre të përfundojnë brenda një kohe të arsyeshme.
“Drejtësia Sot ngrit shqetësimin e saj për mos mbajtjen e seancave për rastet e krimit të organizuar, veçanërisht në disa raste për të cilat aktakuzat janë ngritur para 5 viteve apo më shumë, siç është rasti ‘TOKA apo rasti VIZAT’. Sipas vlerësimit të Drejtësia Sot, ky veprim është tejet shqetësues pasi shpërfaq neglizhencën e kësaj gjykate në luftimin dhe sanksionimin e krimit të organizuar”, thuhet në raport.
Po ashtu ka gjetur se Gjykata Themelore në Mitrovicë “ka një mungesë pothuajse absolute të efikasitetit në zgjidhjen e rasteve të krimit të organizuar”.