Arbëri

5 të vdekur e 77 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 77 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 4322 mostrave.

Dy të vdekur janë të moshës mbi 80-vjeçare, ndërsa nga një në grupmoshën 40-49 vjet, 60-69 vjet dhe 70-79 vjet.

Nga një rast i vdekjes është shënuar në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë e Skenderaj.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, 22 sosh, ndërsa nga tetë janë regjistruar në Podujevë e Skenderaj, e shtatë në Pejë.

Më së tepërmi raste të reja ka pasur në grupmoshën 30-39 vjet 17 sosh, ndërsa në atë 20-29 vjet janë regjistruar 13, në 10-10 vjet 11 e 0 deri 9 vjet janë regjistruar dy raste të reja.

Në total që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 159.780 raste me koronavirus, ndërsa 2936 kanë përfunduar me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 152.758. Janë 4176 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 16.481 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë administruar 1.274.156 doza.