Arbëri

MPJ e Shqipërisë kërkon nga Serbia të tërheqë forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën

Foto: KOHA
 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, dhe ka dënuar fuqishëm aktet vandale të kryera atje, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zveçan.

Kjo ministri ka deklaruar se asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit.