Gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë shënuar 88 raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së shtunë kanë vdekur 8 persona si pasojë e koronavirusit.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 4,800.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Sipas njoftimit, deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.