Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

29 persona, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

Protesta

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra në dhunën në protestën e sotme. 

Ministria ka bërë të ditur se prej të lënduarve janë 23 policë, pesë protestues e një kalimtar. 

Ministria ndërkohë ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar.

 

Lexo përditësimet tjera
protesta

Kaos në Tiranë: Sulmohen institucionet, bizneset e ndërtesat - Policia thirrje për ndalje të dhunës