Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për njohjen dhe pranimin e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo asamble s’do të jetë kurrë e plotë pa qenë aty edhe Kosova.
“Historia e Kombeve të Bashkuara është histori e zgjerimit të pandërprerë. Nisi me 50 anëtarë në San Franciso dhe tani jemi 193. Megjithatë, kjo asamble e madhe s’është e s’do të jetë e plotë pa një nga shtetet e rajonit tonë - Republikën e Kosovës”, ka thënë Rama.
Rama ka kujtuar se shteti i Kosovës ka lindur me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se çështja s’do të përfundojë pa e kuptuar të gjithë se “një Kosovë e pavarur e sovrane është realitet që ka sjellë stabilitet në rajon që 13 vjet”.
Ai ka përfunduar fjalimin për Kosovën duke thënë se Shqipëria e sheh njohjen e ndërsjellë të vetmen zgjidhje nga dialogu Kosovë-Serbi.
-
Rama në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
-
Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Rama e uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë