Nëpërmjet thirrjes për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, NATO-ja ka kujtuar se mandati i KFOR-it në Kosovë është për të garantuar siguri dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet.
Ka pesë ditë që kur pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar nga protestues serbë. Ata po kundërshtojnë zbatimin e masës së reciprocitetit për targa, që ka hyrë në fuqi nga e hëna, me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në Twitter.