Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Situata është më e qetë në Kosovë”, NATO-ja publikon pamje nga tensionet për targat

Situata në Kosovë tash është shumë më e qetë se që ishte njëherë, por nganjëherë tensionet ende ndodhin dhe prandaj misioni i KFOR-it është kyç për stabilitet në rajon, ka thënë NATO-ja të martën.

Në veri të Kosovës pati tensione në vjeshtën e 2021-tës, pasi autoritetet e Kosovës vendosën masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Serbët në veri bllokuan për disa ditë si shenjë proteste. Në Bruksel shtetet arritën marrëveshje të përkohshme, deri në gjetjen e një gjuhe përfundimtare si zgjidhje.

Në Twitter të martën, NATO-ja ka publikuar një video në të cilën ka shpalosur pamje nga tensionet dhe situata që mbizotëroi në veri në shtator.

Videoja tregon rolin që pati KFOR-i në zhvillimet në veri.