Këtë të premte në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të jenë më të theksuara përreth relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuar dhe do të jenë tipike vjeshtore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 25 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KSP/