Arbëri

Ambasada amerikane: Duhen hapa të menjëhershëm për deeskalim

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrë hapa të menjëhershëm për ulje të tensioneve.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar për këtë çështje.

“Takim i mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për riangazhimin në dialogun e ndihmuar nga BE-ja për të zgkjidhur çështjen e targave dhe çështjet tjera. Duhet hapa të menjëhershëm për deeskalimin e tensioneve. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruar që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.