Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet rajonale po trajtohen 455 pacientë të prekur me COVID-19.
Sipas njoftimit, 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti pacientë ka të shtrirë në klinikat e QKUK-së, 219.
Në Klinikën Infektive janë 81 pacientë, në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive) 52 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 64 pacientë, në Mjekimin Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 1 pacient dhe në Klinikën e Pediatrisë 1 pacient. Ndërkohë në spitalet rajonale, gjendja është kjo: Prizren, 29 pacientë; Gjakovë, 32 pacientë; Pejë, 73 pacientë; Gjilan, 36 pacientë; Vushtrri, 7 pacientë; Mitrovicë, 22 pacientë dhe Ferizaj, 37 pacientë.
Gjithsej raste aktive, sipas raportit të djeshëm, janë 6.751.