Arbëri

SHBA-ja bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet.

Sot Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka vendosur që ta bëjë obligative për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.

Ngjashëm tash e shumë vite qytetarët e Kosovës që hyjnë në Serbi nga Kosova duhet të pajisen me targa të përkohshme të Serbisë.

Pas reagimit të Bashkimit Evropian për ulje të tensioneve ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së.

“I bashkohemi BE-së në thirrjet ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme e të zvogëlojnë tensionet menjëherë, pa vonesa”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Twitter.