Arbëri

Sot mot me shi në Kosovë

moti

E hëna e kësaj jave do të jetë me mot me shi, ku temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 18-27 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku ditët tjera do jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

“Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHMK.