Arbëri

10 të vdekur e 173 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

10 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, nga 5.798 mostra të marra kanë rezultuar pozitive 173 apo 2.98 për qind, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

2.261 persona janë shëruar gjatë kësaj periudhe.

Rastet aktive janë 9.764.

Katër të vdekur janë të grupmoshës 60-69 vjet, katër të grupmoshës mbi 80 vjet, e nga një të grupmoshave 50-59 vjet e 70-79 vjet.

Nga dy të vdekur janë nga Fushë Kosova e Gjilani, ndërsa nga një në Prizren, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Pejë e Suharekë.

Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në grupmoshën 20-20 vjet, 36 sosh, pasuar nga ajo 40-49 vjet, 30 sosh e 30-39 vjet 27 sosh.

Në grupmoshën 10-19 vjet janë regjistruar 13 raste të reja e 0 deri nëntë vjet 2 raste të reja.

Në Prishtinë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, 29, ndërsa në Podujevë 27, e Prizren 18.

Numri total i të infektuarve nga koronavirus në Kosovë ka arritur në 159.107, e i të vdekurve në 2899.

Numri total i të shëruarve ka arritur në 146.444.

Në 24 orët e fundit janë administruar 19.193 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë dhënë 1.167.006.