Arbëri

Apeli kthen në rigjykim çështjen ndaj Osmanit e Gashit për “3-përqindëshin”

 

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit, që vitin e shkuar ishin dënuar për shpërdorim të Fondit të 3-përqindëshit.

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani, dhe Atdhe Gashi, dikur këshilltar i ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me nga tre vjet burgim. Ata ishin detyruar që buxhetit të Kosovës t’ia kthenin shumën prej 150 mijë eurove.